Këshilli Drejtues i SBASHK-ut, njofton se pas takimit në të cilin ka analizuar situatën aktuale dhe ka thënë kritika të ashpra ndaj Qeverisë dhe si thuhet në njoftimin e SBASHK-ut, “veçmas ndaj bllokimit me qëllim të ministres Nagvci të negocimit për Kontratën e re Kolektive të Arsimit”, të dielën ka mbajt një takimi me kryetarët e nivelit komunal sindikal e të universiteteve dhe kanë ripërsëritur vendimin e Këshillit Drejtues për të filluar me veprime sindikale.
“U vendos që veprimi i parë sindikal të jetë protesta më 4 dhjetor me pjesëmarrjen e kryetarëve dhe kryesive nga të gjitha shoqatat sindikale që nga çerdhet e deri në universitete, të anëtarëve të Këshillit Drejtues, të kryetarëve e kryesive të nivelit komunal sindikal e të universiteteve dhe të kryesisë qendrore duke qenë rreth 2000 protestues. Kjo protestë do të nisë para Ministrisë së Arsimit e pastaj do të marshohet drejt Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës”, thuhet në paralajm%rimin e kësaj organizate sindikale.
Sipas SBASHK-ut, ky do të jetë veprim i parë sindikal, pas protestës së 1 majit të këtij viti dhe përpjekjeve të vazhdueshme për dialog, dhe do të vazhdohet edhe me veprime të tjera sindikale, duke mos përjashtuar edhe grevën në tërë sektorin e arsimit.
Kjo nëse Qeveria dhe në veçanti Ministria e Arsimit nuk reflekton dhe nuk nisë negocimin për Kontratën e re Kolektive të Arsimit, e cila është bazë që siguron respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve të arsimit.
“Nuk ka shtet në botë që pretendon të jetë demokratik e që nuk ka të nënshkruar Marrëveshjen Kolektive në nivel vendi dhe të Kontratave kolektive të sektorëve, por në Kosovë kjo po ndodh dhe prandaj duke respektuar vullnetin e anëtarësisë jemi të detyruar të nisim me veprime sindikale. SBASHK-u për gjithë angazhimet dhe përkushtimin ndaj kërkesave të anëtarësisë gëzon mbështetjen e fuqishme të Unionit të Sindikatave të Evropës, që numëron 11 milionë anëtarë dhe të Internacionales Botërore të Arsimit, që numëron 32 milionë anëtarë nga e tërë bota”, thuhet në njoftimin e SBASH-kut.
Maqedonci tregon pse s’shkoi FSK-ja në veri
Horoskopi ditor
Mësohet ekipi i parë që është eliminuar nga Liga e Kampionëv...
Ushtarët shqiptarë, patrullojnë nëpër Istog
Kanosi me thikë disa qytetarë dhe dëmtoi një veturë, arresto...
Një milion italianë u larguan nga vendi në 10 vitet e fundit