Sanohet defekti i madh në ujësjellësin e Shkupit

17:48 | 10 Janar 2022

Ekipe të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”-Shkup e sanuan defektin e madh i cili dje la pa ujë shumë rrugë në kryeqytet. Defekti delikat sipas autoriteteve të qytetit ka ndodhur në rrugët “Teodosij Gologanov” dhe “Ankarska”.

“Defekti ishte delikat, sepse tubi ishte thellë nën asfalt dhe prej tij ishte shkëputurnjë copë e madhe plastike, që tregon se duke pasur parasysh përmasat e defektit, ai u riparua dhe përfundoi në një kohë shumë të shkurtër, dhe banorët e Rrugët përreth gjatë ditës së djeshme janë kyçur dhe kanë furnizim të pandërprerë me ujë”, kumtuan nga Qyteti i Shkupit.

Për shkak të këtij defekti të gypit me diametër prej 400 mm, dje pa ujë kanë mbetur banorët e rrugëve fqinje, gjegjësisht rrugët “Metropolit Teodosij Gologanov”, “Ankaraska”, “Atinska”, “Njudelhiska”, “Bahar Mois Rimska”, “Pançe Peshev”, “Naum Euro” dhe një pjesë e rrugës “Borka Talevski”, ndërsa me presion të reduktuar të ujësjellësit ishin një pjesë e banorëve të lagjes Kozle./telegrafi

Lajmet më të lexuara