Festa e Fitër Bajramit do të jetë më e mirë këtë herë për familjen Dervishi nga Runiku dhe familjen Emini nga Shipoli i Mitrovicës.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë të ditur se dy familje janë bërë më shtëpi, duke mbajtur premtimin që e kishte dhënë më parë.
“Ashtu siç kemi premtuar pak kohë më parë, për festën e Fitër Bajramit, familja e Bashkim Dervishit nga Runiku i Skenderajt dhe familja e Shyqri Eminit nga Shipoli i Mitrovicës janë bërë më shtëpi të reja”, ka shkruar Lushtaku.
Ai ka falenderuar edhe humanistin Halil Kastrati, i cili po jep një kontribut të madh për familjet në nevojë.
“Falenderoj hoxhën Halil Kastrati, i cili çdoherë është pranë familjeve që kanë nevojë”, ka shtuar Lushtaku.

Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...