Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha përmes një postimi në Facebook ka kujtuar ditën kur i ndjeri, Ibrahim Rugova u shpall presidenti i parë i Republikës së Kosovës.
Ai ka thënë se kjo është një ditë e shënuar për historinë e Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar.
Sipas Berishës ky hap hodhi themelet e Kosovës së lirë dhe të pavarur.
Ai në postimin e tij e quajti Ibrahim Rugovën si gjeni të politikës së shqiptarëve.
Po ashtu Berisha thumboi presidentin e tanishëm, Hashim Thaçi. Ai shkroi se Rugova qante për fatin e Kosovës ndërsa Thaçi qan për fatin e Serbisë.
Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Sali Berishës:
Nje dite e shenuar ne historine e Kosoves dhe mbare kombit tone!
Te dashur miq, si sot 27 vite me pare shqiptaret ne Kosove sfiduan me guxim dhe mençuri regjimin e aparteidit dhe segregacionit te kasapit te Ballkanit, Sllobodan Millosheviç dhe zgjodhen ne zgjedhje shume partiake deputetet e parlamentit te Kosoves, dhe me voten e tyre direkt president te Republikes se Kosoves, Dr Ibrahim Rugoven.
Me zgjedhjen e Parlamentit te Republikes se Kosoves dhe Presidentit Rugova me 24 maj te vitit 1992 u hodhen themelet e Kosoves se lire dhe te pavarur.
Ndaj sot eshte nje dite nderimi per te gjithe qytetaret e Kosoves qe me voten e tyre themeluan ne kushte te jashtezakonshme shtetin e tyre paralel me regjimin pushtues e barbar.
Me zgjedhjen ne krye te shtetit te Dr Ibrahim Rugova, gjeniu i politikes se shqiptareve, intelektuali dhe shtetari vizionar, trim e i pamposhtur do te oganizonte ne Kosove rezistencen paqesore me te organizuar, me te fuqishme, me te qendrueshme ne historine e Ballkanit dhe Europes dhe çeshtjen e drejte te shqiptareve ne Kosove do ta vendoste si nje çeshtje kryesore per tu zgjidhur ne axhenden e qeverise se SHBA dhe kancelarive e institucioneve te medha perendimore. Arkitekti i pavaresise se Kosoves, Dr Ibrahim Rugova do te udhehiqte me sukses pas luftes ndertimin e institucioneve dhe pavaresine Kosoves se lire.
Nje nderim te madh Presidentit Rugova dhe te gjithe atyre qe sot 27 vite me pare hodhen themelet e Kosoves se Pavarur. sb
Rugova qante për fatin e Kosovës, Thaçi qan për fatin e Serbisë
NGA DRILON RRAHMANI MË 24 MAJ 2019 NË ORA: 12:28
Dr.Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi
Sot 27 vite më parë, në krye të Kosovës erdhi gjeniu i saj. 24 maji i vitit 1992, do të mbahet mend në historinë e popullit shqiptarë, pasi aty mori frenat e shtetit njeriu që projektoi pavarësinë e Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Atë kohë, Ibrahim Rugova u zgjodh kryetar i Republikës në zgjedhje të drejtpërdrejta, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) fitoi shumicën dërmuese të vendeve në Kuvend.
Thyerjet e mëdha dhe “divorci” politik mes Jugosllavisë, Serbisë e Kosovës ndodhi në vitet 1988- 1990 ku lindi edhe lëvizja gjithë shqiptare me në krye me njeriun e madh dhe atdhetarin, profesorin Ibrahim Rugova i cili diti t’i jap përgjigje secilës rrugë të rrezikshme e cila paraqitej gjatë rrugëtimit drejt lirisë.
Miqësia e madhe me SHBA-në dhe prioritetin e paqes që e kishe Rugova të përcjellë me sinqeritet, i dhanë Kosovës lirinë dhe pavarësinë, duke mbetur gjithmonë në histori si arkitekti i shtetit të Kosovës.
Urtësia, intelektualizmi brilant, maturia dhe mbi të gjitha vendosmëria madhështore, ishin arma që mobilizoi diplomacinë europiane e botërore, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vënë në lëvizje Aleancën më të fuqishme ushtarake në botë, NATO-n, me makinerinë gjigante ushtarake të e tyre, deri në fitoren definitive dhe lirisë së Kosovës.
Ibrahim Rugova me urtësinë e tij i kontribuoi si askush më parë ndryshimit të bindjes dhe imazhit të botës demokratike për shqiptarët, meqë propaganda antishqiptare serbe kishte arritur të krijoj një pasqyrë të shtrembëruar për shqiptarët e ish Jugosllavisë, si “primitivë” dhe si fanatikë.
Sigurisht, njerëzit e mëdhenj i kanë edhe armiqtë e vet, të cilët edhe sot po e sulmojnë vazhdimisht presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugovën, ndonëse vet ata sot takohen nëpër qoshe fshehurazi me ministrat e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit, duke punuar bashkë me ta për ta copëtuar Kosovën, pa pasur parasysh konfliktet e mundshme që mund të ndodhin.
Presidenti aktual, Hashim Thaçi, po tenton që Rugovën ta lakoj në idenë e tij për prekje kufijsh, duke thënë se këtë ide e ka dëgjuar nga presidenti historik Ibrahim Rugova. Në anën tjetër, në librat e Thaçit ku ai është intervistuar me orë të tëra, e paraqet Rugovën si një “pijanec”, duke e shpërfaqur urrejtjen e vazhdueshme të tij.
Kritika të vazhdueshme kishte edhe për takimin e Rugovës me Millosheviqin me ndërmjetësime në atë kohë, ndërsa sot po harron se ai me Aleksandër Vuçiqin po takohet edhe fshehurazi nëpër Evropë, e madje, për shkak të idesë së tij të përbashkët me ministrin e Millosheviqit, populli i tij ia ka kthyer shpinën dhe ka prishur marrëdhëniet president-popull.
27 vite më pas, Kosova asnjëherë nuk e kishte liderin e duhur, i cili sadopak mund t’i afrohej profesorit Rugova. Që nga vdekja e tij, Kosova nuk ishte asnjëherë e sigurt, pasi disa njerëz të shitur brenda ish partisë së Rugovës (LDK-së), arritën që me lobim dhe të kontrolluar nga SHIK-u, ta sjellin në krye të shtetit Hashim Thaçin, për t’u tradhtuar më pas nga po ky i fundit
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...