Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se është shumë i shqetësuar me situatën në Ballkanin Perëndimor.
I pyetur se pse ky rajon nuk përmendet fare në Deklaratën e nënshkruar pas Samitit të NATO-s në Hagë, Rutte tha se në këtë kohë, “në vend të teksteve të gjata dhe shumë paragrafëve me sqarime të detajuara, Aleatët deshën të fokusohen në çështje kyçe”, raporton “europeanwesternbalkans”, transmeton Klankosova.tv.
“Jemi shumë të shqetësuar për rajonin. Kemi KFOR-in në Kosovë dhe EUFOR-in në BeH. Së fundmi vizitova rajonin dhe pata biseda të zgjeruara me liderët në rajon, në BeH, në Kosovë, me Presidenten e Kosovës, me presidentin e Serbisë”.
“NATO është shumë e shqetësuar për situatën, po koordinohemi shumë për së afërmi me Kaja Kallas dhe me Ursula von der Leyen”, tha Rutte për “Nezavisne Novine”.
Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngus...
Nuk është më i paprekshëm, ylli i Real Madridit drejt largim...
Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim
Edhe mjekët e profesorët tani obligohen të deklarojnë pasuri...
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm
Izraeli mund të thërrasë 450 mijë rezervistë për një pushtim...