Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i partisë në pushtet “Rusia e Bashkuar” që udhëhiqet nga Vladimir Putin, Sergei Zheleznjak, tha se përfaqësuesit e serbëve në Qeverinë dhe Parlamentin e Kosovës duhet të bllokojnë procesin e demarkacionit me Malin e Zi.
Zheleznjak në një artikull që është publikuar në faqen e internetit “Rusia e Bashkuar”, tha se deputetët serbë të cilët janë pjesë e Listës Serbe do të duhej të pengojnë miratimin e një marrëveshje mbi kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi, raporton “Pravda”, transmeton Zeri.info
“Hyrja e serbëve në koalicionin qeverisës në Kosovë u jep atyre një mundësi të vërtetë për të ndaluar transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës, për të bllokuar procesin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, si dhe skenar tjerë të ‘rrezikshëm’ të shqiptarëve”, shkroi Zheleznjak, i cili është edhe deputet në Dumën ruse.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se zgjidhja për demarkacionin e vijës kufitare me Malin e Zi mbetet arbitrazhi ndërkombëtar”, sepse nuk ka vota që projekt-marrëveshja aktuale të miratohet në Parlament”.
Kryeministri malazez Dushko Markoviç dhe ministri i jashtëm Srdjan Darmanoviç njoftuan se procesi i demarkacionit të kufirit me Kosovën ka përfunduar për Malin e Zi.
Spiropali riafirmon mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë p...
Zgjedhja e presidentit – sa deputetë duhet të jenë në sallë,...
Kurti i ndërron pozitën Manxhukës, e emëron zëdhënës të Qeve...
Falsifikuan dokumente për pronat që shitën, arrestohen katër...
Artan Grubi nën arrest shtëpiak
Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO