Është djegur një pjesë e fabrikës Krasmash në qytetin Krasnoyarsk, ku Rusia prodhon raketën balistike ndërkontinentale Sarmat, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zjarri është shuar në orët e para të mëngjesit ndërsa shpërtheu dje në depon e fabrikës Krasmash, një nga komplekset më të rëndësishme në Rusi.
Siç njofton Ministria ruse për Situata Emergjente dhe Zyra e guvernatorit Krasnoyarsk, ka patur dëme për shkak të shembjes së çatisë së një hapësire prej 2.500 metra katrorë si rezultat i zjarrit që ka vazhduar gjatë natës.
Zyrtarët e ministrisë thanë se vazhdojnë punimet në lidhje me arsyen e shpërthimit të zjarrit, për të cilin mendohet se probabiliteti është i lartë dhe zjarri mund të jetë shkaktuar nga shkelja e mundshme e rregullave të punës me pajisjet elektrike.
Ndërkohë theksohet se hapësira ku prodhohet raketa ndërkontinentale Sarmat nuk është prekur nga zjarri.
Po ashtu nuk është njoftuar nëse ka të vdekur apo të plagosur si pasojë e zjarrit i cili është fikur tashmë plotësisht.
Rusia zhvilloi raketën Sarmat për ta zëvendësuar me raketën balistike ndërkontinentale Voevoda të cilën shtetet perëndimore e quajnë “Satan” dhe të cilën e ka në inventarin e saj që nga viti 1988.
VV-ja zyrtarizon koalicionin me GUXO-n, Alternativën dhe PSh...
Kusari-Lila në Zvicër: Kosova mbetet pro rrugës evropiane
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot, nafta 1.67 e...
Falsifikim me dokumente në Prishtinë, policia sekuestron kom...
Arrestohet një person për gjuajtjen me armë në Prishtinë
Protesta e PD-së sot në Tiranë, mbi 1200 policë në terren