Rrugët në kryeqytet vërshohen nga uji

17:13 | 31 Korrik 2018

Reshjet e shiut të cilat kanë filluar para disa çastesh kanë bërë që disa rrugë të Prishtinës të vërshohen nga uji.

Rruga ‘Çajupi’,‘Haxhi Zeka’ dhe ‘Rruga B’ në kryeqytet janë përfshirë nga uji madh.

Në disa video të dërguara nga lexues të Indeksonline, mund të shihni si këto rrugë janë të përfshira nga uji.

Derisa, edhe qarkullimi i veturave është i vështirë.

Shikoni më poshtë pamje nga këto ‘vërshime’./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara