Pas rritjes alarmante të rasteve të reja me COVID-19, ka reaguar edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, duke kritikuar Qeverinë Kurti për keqmenaxhim.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami thotë se Qeveria thoshte se po menaxhohet pandemia, në kohën kur virusi po shpërndahej më pak.
Postimi i plotë:
“E thanë që e menaxhuan pandeminë kur numrat ranë e virusi shpërdahej më pak. Dje 562 raste të reja, sot 888 dhe si për ironi VV-ja lëshon informata se ka vendosë që në Prishtinë ta kandidojë Arben Vitinë, po pra Ministrin e Shendetësisë.
Kaq brengoset kjo qeveri për qytetarët, i sheh si vota dhe asgjë më shumë”.
Ndryshe, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistuar 888 raste të reja me COVID-19 dhe një viktimë./arbresh.info/
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...