Rritja e çmimit të energjisë elektrike, reagon Pacolli

23:39 | 18 Janar 2022

Kryetar i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është ankuar për çmimin e rrymës, përmes një postimi në Facebook.
Pacolli në postimin e tij e ka cituar rilindësin e madh të kombit shqiptar, Naim Frashërin.

“Punë, punë natë e ditë, që të shohim pakëz dritë!”, ka shkruar Pacolli.

Në një koment të kësaj fotoje, Pacolli ka shkruar se “me këto çmime të energjisë elektrike po duhet edhe më shumë të punojmë!”.

Kujtojmë se sot Qeveria ka marrë vendim që të aprovojë propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e tarifave të rrymës për disa grupe të konsumatorëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara