Rrëzohet një lis i madh në qendër të Mitrovicës, dëmtoi disa vetura

13:31 | 24 Nëntor 2022

Në qytetin e Mitrovicës një lis i madh është rrëzuar dhe si pasojë e kësaj ka shkaktuar disa dëme materiale ndaj veturave që ishin të parkuara aty.

Ngjarja ka ndodhur afër Palestrës ‘Minatori’ në këtë qytet.

Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit, në rast nevoje.

Megjithatë, deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

Shpërndaje në rrjete sociale