Një person ka vdekur në Ferizaj dhe një tjetër është lënduar pasi mjeti me të cilin po punonin është rrëzuar, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve, shkruan Arbresh.info.
Rasti është nën hetime.
“Ferizaj / 26.07.2025 – 11:45. Raportohet se dy viktimat m/k derisa kanë qenë duke punuar, është rrëzuar mjeti i punës (autovinçi) dhe si pasojë të dy kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...
Petkoviq: Marrëveshja për Ligjin për të Huajt nuk nënkupton ...