Rreziku nga varianti Delta, infektologu Salih Ahmeti ka një thirrje për qytetarët

18:02 | 2 Shtator 2021

Infektologu Salih Ahmeti, është bërë pjesë e fushatës së Ministrisë së Shëndetësisë për vaksinimin kundër COVID-19.

Në videon e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, thuhet se duhet të dëgjohen profesionistët shëndetësorë, në lidhje me vaksinimin kundër COVID-19.

“Vaksinimi mbetet arma më e fort për të parandaluar hospitalizimin. Dëgjoni dhe besoni profesionistët shëndetësor! Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka angazhuar edhe tjerë profesionistë shëndetësorë në fushatën për vaksinimin anti-COVID.

Përveç profesionistëve shëndetësorë, MSH-ja ka angazhuar edhe fytyra publike si këngëtarë të muzikës popullore dhe zbavitëse, për të bërë thirrje për vaksinim.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara