Rreze Duli: Qytetarët e veriut janë peng i politikës dhe vendimeve të Beogradit

18:51 | 23 Nëntor 2018
Arbresh.info

Rreze Duli, aktiviste e shoqërisë civile, ka thënë që letra e Shoqërisë Civile që i është drejtuar Federica Mogherinit, Përfaqësueses së Lartë për Politike të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Europian, ishte e butë pasi sipas saj bisedimet në Bruksel janë tejzgjatur.

Duli në një intervistë në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ka thënë që jemi në një gjendje të izoluar si shqiptarët ashtu edhe serbët e Kosovës.

Ndërsa Duli ka thënë që ka qenë i pritshëm reagimi i serbëve të veriut pas vendosjes së taksës prej 100% për mallrat e Serbisë që hyjnë në Kosovë.

“Është normal reagimi i serbëve të veriut për vendosjen e taksës pasi veriu sipas statistikave ka komunat më të varfra në Kosovë, pra kemi të bëjmë me një popullatë të varfër ku çdo ngritje e çmimit i afekton”.

“Taksa u vendos para dy ditëve dhe nuk ka pasur ndojnë reagim të madh në krahasim me vitet përpara ka pasur më shumë protesta”.

“Këtë herë reagimi i qytetarëve ka qenë më i vogël pasi ka ndikuar politika dhe presioni nga Serbia është tensioni që bëhet brenda natës dhe qytetarët e veriut kanë frikë nga politika e Beogradit kur bëhet thirrje për të protestuar”.

“Pasi qytetarët janë lodhur nga varfëria dhe për këtë arsye mendoj që qeveria jonë duhet ta trajtojë më me dinjitet, dhe gjendja ekonomike është alarmante”

Shpërndaje në rrjete sociale