Organizata “Studim, Kritikë, Veprim” ka mbajtur aksion simbolik para objektit të ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas kësaj organizate, neglizhenca e MSH’së po reflekton në numrin e madh të personave që po vdesin nga koronavirusi në vend.
“Aktiviteti i sotëm nuk ka nevojë për shumë shpjegim. Neglizhenca e saj po del të jetë me pasoja vdekjeprurëse”.

“Sot kur po flasim kemi mbi 12 mijë raste pozitive me Covid-19 dhe numri i vdekjeve ka arritur shifrën në 482”.
“Me ketë qasje Kosova është shndërruar me vdekje në 1 milion banorë. Pak javë më parë ishim vendi i parë në botë në këtë drejtim”.
“Përveç menaxhimit katastrofal kjo ministri nuk e ka vlerësuar punën e studentëve dhe mjekëve vullnetarë që ndihmuan pa pagesë”, deklaruan nga kjo organizatë, duke shtuar se profesionistët shëndetësor nuk po respektohen nga Qeveria./EO
Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Nufi
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...
Çmimet e naftës bien për 10% pasi Irani njoftoi hapjen e Ngu...