Rrëshqasin gurët në rrugën Pejë- Kuqishtë, Lekaj apelon për kujdes

16:43 | 16 Nëntor 2017

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj përmes profilit të tij në rrjetin social facebook ka njoftuar qytetarët që të kenë kujdes gjatë vozitjes nëpër rrugën Pejë-Kuqishtë.

Këtë e njoftim e ka bërë të ditur  për shkak të rrëshqitjes së gurëve si pasojë e reshjeve të shiut në këtë zonë, shkruan arbresh.info.

Lekaj ka njoftuar se rruga është pastruar, por megjithatë nuk mund të konsiderohet e sigurtë.

Ky është shkrimi i tij i plotë në facebook:

“Dëshirojë t’iu njoftojë që të keni kujdes kur qarkulloni në rrugën N9, Segmenti Pejë – Kuqishtë, për shkak të erodimeve të gurëve të cilët si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, kanë përfunduar në rrugë. Ne, sot me të marrë informacionet për këto zhvillime kemi ndërhyrë përmes kompanisë e cila e mirëmbanë, duke e pastruar rrugën, por kjo nuk nënkupton që është totalisht e sigurtë dhe që mundet mu përsërit prapë”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara