Rrëmbehet një person në Prishtinë, lirohet pasi jepen të holla në vlerë prej 5000 euro

14:12 | 4 Korrik 2018

Është raportuar për rrëmbim të viktimës mashkull shqiptar në Prishtinë nga persona të dyshuar me një veturë.

Gjatë hetimeve të zhvilluara janë identifikuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, shtetas të Shqipërisë, që dyshohet se e kanë kryer veprën.

Të dyshuarit e lartcekur janë arrestuar me dyshimin se kishin kryer rrëmbimin, ndërsa lirimin e viktimës e kanë bërë në këmbim të hollave rreth 5000 €.

Është intervistuar edhe viktima e rastit të cilit i është dhënë tretmani mjekësor dhe po i njëjti është i dyshuar dhe është arrestuar për kryerje të veprës: ‘shitje, blerje dhe shpërndarje të narkotikëve’.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, tre të dyshuarit për veprat e lartcekura dërgohen në mbajtje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara