Rrahmani kërkon nga Kurti që ta lirojë nga detyra e zëvendësministrit

16:45 | 6 Prill 2021

Qazim Rrahmani, i cili ishte i dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ka dhenë dorëheqje nga pozita e zëvendësministrit të Financave Transferave.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Sot unë Qazim Rahmani kam kërkuar nga Kryeministri Kurti , lirimin nga detyra e zv. Ministërit tê MFPT-së.

Arsyja e këtij vendimi është që subjekti im PAI ka parë të arsyeshme që kontributin im të jetë në një pozit tjetër politike andaj kontributi dhe angazhimi im nuk do të mungoj në të mirë të komunitetit dhe subjektit politik PAI-së.

Ju falenderoj pêr mirëkuptim.

NJOFTIM
Sot unë Qazim Rahmani kam kërkuar nga Kryeministêri Kurti , lirimin nga detyra e zv.Ministërit tê …

Posted by Qazim Rrahmani on Tuesday, April 6, 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara