Koalicioni për Familjen ka mbajtur një tubim përmbyllës në Prishtinë, ku ka theksuar angazhimin për ruajtjen e vlerave të familjes tradicionale.
Zyrtarë të koalicionit kanë shprehur rëndësinë e familjes për zhvillimin e shoqërisë dhe të ardhmen e vendit, duke u angazhuar për mbështetje dhe përkushtim në ruajtjen e këtyre vlerave.
Ata kanë folur për rëndësinë e familjes si bazë për shëndetësi, arsim, zhvillim ekonomik, dhe kulturë, duke theksuar se pa të, nuk mund të ketë vazhdimësi, as komb, as shoqëri.
“Familja është garancë e shoqërisë, pa të s’mund të kemi të ardhme, shëndetësi, zhvillim ekonomik, as arsim e kulturë. Nuk mund të ketë vazhdimësi, pa familje nuk mund të ekzistojë as vendi, kombi e as njerëzimi. Andaj në këtë rrugëtim politik i cili buron nga ju, ky është fillimi, e që ky rrugëtim do të jetojë gjatë për aq sa jetojnë familjet shqiptare”, ka thënë prijësi i kësaj liste, Eman Rrahmani.
Ata kanë premtuar se do të punojnë për të jetësuar programin me 7 prioritete në fusha që prekin përditshmërinë e qytetarëve përfshirë ligjin për pensionet, ligjin për veteranët, dhe nevojën për zhvillim ekonomik më të qëndrueshëm./Arbresh.info
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...