Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama në kuadër të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, ishte mysafirë i Panelit të Forumit, bashkë me ministrin e Mbrojtjes së Kanadasë, Hajrit Sajjan me tematikën „Parimet e Vankuverit dhe Misionet Paqeruajtëse“, ku në këtë kuadër komandanti i FSK-së gjeneral Rama theksoi suksesin e misionit ndërkombëtar në Kosovë lidhur me ndërtimin e kapaciteteve vendore të sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe shprehu gatishmërinë që Kosova të jetë ofrues i sigurisë në të ardhmen.
Komandanti i FSK-së, gjenerali Rrahman Rama, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të sigurisë në Halifax të Kanadasë, u takua me homologun e tij nga Kanadaja, gjeneralin Jonathan Vance, shef i Mbrojtjes i Forcave të Armatosura të Kanadasë, me të cilin diskutuan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit. Komandanti i FSK-s, gjithashtu e njoftoi homologun e tij edhe me procesin e tranzicionit dhe ndryshimin e mandatit të FSK-së.

Gjeneral Rrahman Rama është takuar edhe me Komandantin Suprem të Forcave të Armatosura të Suedisë, gjeneralin Micael Bydén, ku diskutuan lidhur me progresin e FSK-së, kontributin e Suedisë në NALT, (Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s për FSK-në) si dhe vazhdimin e një bashkëpunimi më dinamik në të ardhmen në mes të dy forcave.
Gjatë punimeve të forumit, komandanti i FSK-së gjeneral Rama ka biseduar edhe me kryeshefin e shefave të Shtabit të Ushtrisë Amerikane, gjeneralin Joseph F. Dunford, në pritjen e organizuar nga shefi i Mbrojtjes së Kanadasë me rastin e Forumit Ndërkombëtar. Komandanti i FSK-së, gjenerali Rrahman Rama falënderoi gjeneralin Dunford për mbështetjen e vazhdueshme si dhe për marrëdhëniet e veçanta që ka Kosova me SHBA-të.

Komandanti i FSK-së i ka siguruar homologët që Forca e Sigurisë do të vazhdojë të jetë institucioni më i besueshëm në vend dhe se gjithë-përfshirja dhe profesionalizmi do të jenë rrugëtimi i suksesit. Forca do të jetë në shërbim të të gjithëve pa dallime, edhe përkundër vështirësive dhe presioneve që po vijnë nga jashtë Kosovës./arbresh.info/

Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur
48 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, shqiptohen m...
Përleshje mes dy të miturve në Pejë – Njëri theret me thikë,...
Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...