Tri femra të mitura dhe dy meshkuj janë arrestuar pas një rrahje me të përfunduar loja e Hendbollit në Obiliq, shkruan arbresh.info.
Të lënduar kanë marr tretman mjekësor.
“Obiliq 10.04.2022 – 17:35. Raportohet se pas përfundimit të lojës së Hendbollit, ka ndodhur një rrahje. Janë arrestuar dy meshkuj dhe tri femra (të mitura) kosovarë. Të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/