Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 21:30 ka pranuar një informacion se në rrugën ‘‘Ahmet Kaçiku’’ në Ferizaj është një rast i lëndimit trupor .
Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacionin e policisë katër persona të dyshuar (M/K), të cilët shkak i një mosmarrëveshje në rrugë, kishin sulmuar personin me inicialet M.K ( M/K) i moshës 31 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe për tretman mjekësor është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe në rast janë kyçur njësia e hetimeve e stacionit policor në Ferizaj.
“Pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj , dy të dyshuarit me inicialet D.H ( M/K) i moshës 21 vjeçar dhe RR.T (M/K) 22 vjeçar dërgohen në mbajtje për 48 orë , ndërsa dy të dyshuarit tjerë me inicialet G.T (M/K) i moshës 21 vjeçar dhe D.T (M/K) i moshës 15 vjeçar, lirohen për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Lëndim trupor’’”, thuhet në njoftimin e policisë, /arbresh.info/
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...
KEDS garanton energji pa ndërprerje gjatë zgjedhjeve të 28 d...
Zgjedhjet e parakohshme, nesër votohet në përfaqësitë diplom...