Rrahja e djalit të Rashiqit, Trajkoviq: Çfarë dyfytyrësie e Listës Serbe

22:26 | 22 Shkurt 2021

Politikanja e njohur serbe, Rada Trajkoviq ka bërë reagime të njëpasnjëshme, lidhur me rastin e fundit, ku u rrah djali i ish-ministrit serb, Nenad Rashiq.

Në njërin prej tyre, të shkruar në Twitter, ajo thotë se Lista Serbe ka dyfytyrësi, meqë dhe presidenti Aleksandar Vuçiq i quajti atë dhe Nenad Rashiqin tradhëtarë.

Dhe sikur nuk u mjaftuan, ajo thotë se tashmë rrahën brutalisht dhe djalin e ish-ministrit serb, ndërsa asaj, pohon se i kanë ndërprerë edhe sigurimin me arsyetimin se nuk është më e kërcënuar.

”Çfarë dyfytyrësie e Listës Serbe, Nenad Rashiqin dhe mua, dje para medieve, vet presidenti Aleksandar Vuçiq na quajti ‘’tradhtarë’’.

Sot Nenadit iu rrah brutalisht djali në dalje të shkollës, unë jam paralajmëruar që MUP-i i Serbisë më ka ndërprerë sigurimin pasi ‘’siguria ime më nuk është e kërcënuar”.

Pas kësaj, reagim tjetër ka pasuar nga Trajkoviq, duke iu drejtuar presidentit serb Aleksandar Vuciq se në këtë mënyrë arrin fitoret Lista Serbe e tij.

”Djali i Nenad Rashiqit, politikanit opozitar serb nga Kosova, është rrahur brutalisht para shkollës në Llapnasellë. Atë, të vetem, e sulmuan 30 veta. Ja kryetar Vuçiq me çfarë metoda i arrin fitoret e veta lista juaj serbe”/Arbresh.info/

 

 

Partia e Serbëve të Kosovës fajëson Beogradin dhe Listën Serbe për rrahjen e djalit të Nenad Rashiq

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara