Rrahim Pacolli uron lirimin e Lushtakut

21:45 | 3 Korrik 2017

Kryesuesi i delegacionit për bisedimet e Kartonit të Gjelbër, Rrahim Pacolli, ka përshëndetur lirimin e ish komandantit të UÇK-së, Sami Lushtaku.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Pacolli ka thënë se akuzat ndaj Lushtakut kanë qenë të pabaza dhe lirimi i tij ka qenë i pritur.

“Lajmi për lirimin e mikut tim Sami Lushtaku, është i pritur. U dëshmua se akuzat ndaj tij ishin të pabaza dhe përkonin me një realitet i cili nuk ka ekzistuar kurrë”, ka thënë Pacolli.

Më tej, ai ka shkruar se vendimi për lirimin e Lushtakut ka qenë i vonuar, por i merituar.

“U dëshmua se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe ky vendim edhe pse i vonuar është i merituar . Askush nuk mund ta njollosë nderin dhe meritat e UÇK-së dhe komandantit Lushtaku. Urime lirimi, miku im Sami!”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara