Sekretari organizativ i AKR-së Rrahim Pacolli ka pasur një përvojë të pakëndshme sot në autostradën e kombit.
Kjo pasi që sipas tij, rruga në autostradë në pjesën e Shqipërisë ishte e pa pastruar nga bora gjë që ka bërë të vështirësohet qarkullimi, shkruan arbresh.info
Për këtë ai ka lavdëruar punën e ministrit të infrastrukturës Pal Lekaj, për të cilin thotë se nuk lejoi që bora ta gjejë të papërgatitur Kosovën.
Lexoni të plotë shkrimin e tij:
Sot duke u kthyer nga Shqipëria pashë tmerrin në autostradën e kombit në pjesën e tunelit të Kalimashit. Rrugët ishin tërësisht të pa pastruara gjë që shkaktonte bllokim të rrugës dhe kolona të gjata. Por me të kaluar në Kosovë situata ishte tërësisht ndryshe, si të ishe në Gjermani. Më erdhi shumë mirë kur pashë që reshjet e borës nuk kanë gjetur të papërgatitur autoritetet rrugore. Për këtë dua të përgëzoj ministrin Pal Lekaj që për herë të parë e mundësoi që të mos kemi telashe kur udhëtojmë. RrP
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...