Pacolli përmes një postimi në Facebook ka thënë se Gjykata Speciale kryekëput është e njëanshme dhe se po vihet në pikëpyetje drejtësia që mund të sjell kjo gjykatë.
“Mos harro Evropë se populli shqiptar është më i madhi dhe autokton, e me Serbinë do të qërohen hesapet shumë shpejt”, tha ai.
Postimi i plotë i Rrahim Pacollit:
Gjykata Speciale kryekëput është e njëanshme. Në Kosovë është kryer gjenocid nga Serbia, e kriminelët po vazhdojnë të jenë në liri e madje edhe në pozita të larta në ushtri. Me ftesën që i është bërë tashmë kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj po vihet në pikëpyetje drejtësia që mund të sjellë kjo gjykatë. Pastërtia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është vërtetuar edhe në Gjykatën e Hagës e prapë se prapë z. Haradinaj po përndiqet padrejtësisht. Kur do të vihet në vend drejtësia për të vrarët, të përdhunuarit e të zhdukurit në Kosovë?
Mos harro Evropë se populli shqiptar është më i madhi dhe autokton, e me Serbinë do të qërohen hesapet shumë shpejt. RrP
“Festa e Abetares” mbledh nxënësit në Mitrovicë
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Dua Lipa publikon fotografi me albumin që BimBimma ia dërgoi...
Kurti u kërkon mobilizim mbështetësve në Obiliq: Votat s’na ...
Çfarë u ndodh veshkave kur jeni të dehidratuar?
U nominua nga Trump si ambasador në Shqipëri, Eric Wendt rap...