Rrahim Pacolli feston ditëlindjen, merr urime të shumta nga miqtë dhe familjarët

18:19 | 10 Tetor 2020

Sipërmarrësi kosovar, dhe drejtori i portalit arbresh.info Rrahim Pacolli, sot ka ditëlindjen.

Në këtë ditë të rëndësishme për të, Pacolli ka pranuar urime të shumta nga miq e dashamirë në gjithë botën.

Pacolli, ka falënderuar të gjithë ata që e uruan dhe e respektuan në këtë ditë të veçantë për të.

Ai, thotë se urimet e miqve dhe të afërmve, e bënë ditën e tij më të veçantë.

“Sot ishte një ditë e veçantë për mua, por më të rëndësishme dhe më të veçantë, e kanë bërë urimet e shumta që më kanë ardhur nga të afërm dhe miq nga të gjitha vendet e botës”, ka shkruar Pacolli në Facebook, duke falënderuar të gjithë ata që kanë ndarë kohën e tyre për ta uruar atë./arbresh.info/

Postimi i tij i plotë:

Sot ishte një ditë e veçantë për mua, por më të rëndësishme dhe më të veçantë , e kanë bërë urimet e shumta që më kanë ardhur nga të afërm dhe miq nga të gjitha vendet e botës.

Në pamundësi për t’iu përgjigjur dhe falënderuar secilit veç e veç, përmes këtij postimi i falënderoj të gjithë për urimet dhe fjalët e mira që më kanë dërguar.
Qofshi gjithmonë të lumtur!

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara