Kryesuesi i Delegacionit për Kosovën në Bisedimet me Serbinë për Kartonin e Gjelbër, Rrahim Pacolli ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që stadiumi Kombëtar i Kosovës të ndërtohet në Gllogoc, shkruan arbresh.info.
Pacolli ka thënë se zhvendosja e stadiumit në Gllogoc është në dëm të Kosovës, dhe imazhit të saj.
“Duke qenë afër aeroportit “Adem Jashari”, njerëz nga vende të ndryshme të botës nuk do të kenë mundësi të shohin kryeqytetin”, thuhet në reagimin e Pacollit në Facebook./arbresh.info/
“Stadiumi Kombëtar i Kosovës duhet të ndërtohet në kryeqytet ashtu siç ishte vendosur në mars të vitit 2014 nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, derisa ishte kryeministër, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Federatën e Futbollit dhe Komunën e Prishtinës.
Zhvendosja në Gllogoc është në dëm të Kosovës, dhe imazhit të saj. Duke qenë afër aeroportit “Adem Jashari”, njerëz nga vende të ndryshme të botës nuk do të kenë mundësi të shohin kryeqytetin.
Prandaj, duke qenë në Bërnicë të gjithë të huajt që do t’i drejtoheshin këtij stadiumi do të mund të ishin edhe turistë potencial në të ardhmen.
Çështja e Stadiumit Kombëtar është e nivelit nacional, dhe duhet domosdoshmërisht të jetë i vendosur brenda territorit të Prishtinës. Rr.P”.
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...