Policia e Kosovës, njofton se gjatë ditës së djeshme, pesë qytetarë të Pejës pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur mes vete.
Sipas njoftimit të PK-së, si pasojë e rrahjes, njëri pas plagëve të marra ka përfunduar në spital për tretman mjekësor, transmeton arbresh.info.
Gjithashtu, PK, njofton se me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Ky është njoftimi i plotë:
Pejë 22.05.2020 – 15:30. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete. Njëri nga të dyshuarit është ndalur në Spitalin e Pejës për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./arbresh.info
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë