Rozeta Hajdari viziton bizneset e prekura nga vërshimet në Mitrovicë

21:12 | 24 Janar 2023

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, sot në Mitrovicë ka vizituar disa nga qytetarët dhe bizneset të cilët kanë pësuar dëme nga vërshimet e javës së kaluar.

Në një njoftim të Ministrisë, thuhet se Hajdari me bashkëpunëtorë kanë vizituar edhe Qendrën Multifunksionale Omni Sport, në të cilën gjatë vërshimeve edhe personeli ishte në rrezik, përcjell arbresh.info.

Gjithsesi, në fund përpos dëmeve materiale, s’pati dëme tjera.

“Dy pjestarë të personelit, që ishin të rrezikuar nga përmbytjet brenda Qendrës, njëri nga ta duke i dalur në ndihmë kolegut të tij, e tjetri në situatë të vështirë nga përmbytjet, shpëtuan për fat të mirë, dhe pas trajtimit mjeksor janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Kryeshefi ekzekutiv i Omni Sport, Sami Zeka, na përshkroi situatën e vështirë duke na falënderuar për vizitën dhe mbështetjen.”, thuhet në këtë njoftim.

Tutje, u dha zotimi se institucionet do të ofrojnë mbështetje për gjithë qytetarët dhe bizneset e prekura nga vërshimet.

Shpërndaje në rrjete sociale