Cristiano Ronaldo refuzoi një ofertë nga Manchester United për t’iu bashkuar Juventusit nga Real Madridi.
Djajtë e Kuq bënë përpjekje reale për të transferuar superyllin nga ekipi mbretëror.
Megjithtë, Jose Mourinho kurrë nuk ishte pro këtij transferimi, duke kërkuar një qendërmbrojtës – i cili kurrë nuk erdhi, transmeton Telegrafi.
Për më shumë, Tuttosport shkruan se Ronaldo po ashtu nuk ka dashur rikthimin te United.
Ai u ka thënë miqve të tij të ngushtë: “Jam mirë këtu”, duke u referuar për Juventusin.
Përkundër disfatës nga Atletico Madridi në Ligën e Kampionëve dhe gjasave minimale për kualifikim, Ronaldo ka siguruar shokët e tij se ai nuk pendohet për zgjedhjen që ka bërë.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...