Kandidati i LDK-së për Suharekën, Sali Asllanaj, ka thënë se rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale kanë qenë befasuese.
Ai ka thënë se në raundin e dytë të zgjedhjeve ku në garë do të jetë me kandidatin e AAK-së, Bali Muharremaj, do të hyjnë si subjekt i vetëm.
“Rezultatet kanë qenë befasuese, sepse rezultatet sondazheve na kanë qitur neve si të parët. Ky rezultat është kulmi i të arriturave të AAK-së dhe nuk besoj se do të shkoj më tutje”, ka thënë Asllanaj në emisionin “Debat D” në RTV Dukagjini.
Asllanaj ka theksuar se do të bëjnë marrëveshje me qytetarin e jo pazare politike siç i quan ai koalicionet para balotazhit.
“Besoj që qytetarët do të votojnë në bazë të bindjeve të veta, dhe besoj që do të më votojnë mua. Nuk e kemi ndërmend të bëjmë koalicion me asnjërin kandidat politik, nuk duam të bëjmë pazare politike”, tha Asllanaj.
Ai tutje akuzoi PDK-në që ka përdorur kandidatin e tyre Blerim Xhemajli për ta ndihmuar kandidatin e AAK-së.
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgj...
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Dënimet me vdekje në SHBA, Administrata Trump: Edhe me pushk...
Kurti deklarohet pas ofertës për PDK-në e LDK-në për preside...
Mustafa i përgjigjet VV-së: Propozojini me PDK-në tre emra p...
PDK refuzon ofertën e VV-së, Hamza: Manovër politike