Kuvendi i Kosovës nuk do të mundë ta miratojë një rezolutë me anë të së cilës do të mbështetej kërkesa e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën, pasi që vlerësohet se do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.
Në PDK dhe në PSD thonë se kërkesa e shqiptarëve të Luginës duhet përkrahur, ndërsa në LDK insistojnë që kjo bie ndesh me aktin më të lartë juridik, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Kërkesa e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, e drejtuar Kuvendit të Kosovës për ta nxjerrë një rezolutë me anë të së cilës do të mbështetej kërkesa e tyre për bashkim me Kosovën, nuk po gjen përkrahje te të gjitha partitë politike.
Kjo pasi disa prej tyre një gjë të tillë po e konsiderojnë antikushtetuese dhe lojë të rrezikshme të presidentit të Kosovës Hashim Thaçit.
Teksa ka folur rreth kësaj rezolute, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se detyrë e tij është ta zbatojë Kushtetutën, ndërkohë në aktin më të lartë juridik theksohet qartë që “Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti”.
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”