Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, e ka konfirmuar se ka pasur takime mes Albin Kurtit dhe Fatmir Limajt për marrëveshje koalicioni.
Ai ka thënë se janë duke biseduar me Nismën për votimin e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare.
Këto komente Rexhaj i bëri në “Politiko” teksa po diskutohej për situatën e krijuar me konstituimin e Kuvendit, rrjedhimisht mosvotimin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.
“Tashmë dihet që ka pasur biseda kryesisht me Nismën që ne me pas një ujdi të përbashkët, nuk ka ende asgjë definitive. Ka biseda me Nismën për me e marrë përkrahjen çoftë edhe për Albulena Haxhiun”, ka thënë Rexhaj.
Ekspozita skandaloze për masakrat, Rama përshëndet reagimin ...
PDK kërkon llogaridhënie për ekspozitën mbi masakrat
“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë ...
Rama: Drejt përfundimit punimet për urën e re të Viroit, rri...
Haxhiu dhe Konjufca nderojnë viktimat e masakrës së Podujevë...
Trump: Erdogan është një “lider i shkëlqyer”