Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që të vështirësohet qarkullimi në disa nga rrugët e kryeqytetit. Kanalizimet në qendër në kryeqytetit nuk duken të jenë imune ndaj këtyre reshjeve të dendura të shiut.
Në rrugën afër Fakultetit të Edukimit është vështirësuar qarkullimi i veturave dhe këmbësorëve, si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut.
Përmes një komunikate, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se vërshimet mund të shkaktojnë vështirësi të përkohshme qarkullimi dhe dëme materiale.
Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve që të kufizojnë lëvizjet e tyre dhe të përshtatin shpejtësinë në komunikacion.
“Komuna e Prishtinës është në gjendje gatishmërie me ekipet e veta dhe për çdo problem do të jetë në gjendje t’u dalë në ndihmë qytetarëve. Për çdo nevojë eventuale ju lutem na lajmëroni në numrat: 0800 122 33 dhe 0800 122 44. Thirrjet janë falas nga të gjithë operatorët e telefonisë fikse dhe asaj mobile”, thuhet në komunikatë.
Prokuroria Speciale jep detaje për dy operacione, me mbështe...
Vashat e Shqipërisë sigurojnë fazën play-off të Botërorit 20...
Drenica shpallet kampione e Kosovës në futsall
Dita e 10-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët...
Numërohen gati gjysma e votave, këta janë me të votuarit në ...
OVL e UÇK-së distancohet nga individët në protestën në Shqip...