Deputetja nga AAK, Albena Reshitaj, gjatë ditës së sotme ka ndjekur virtualisht punimet në Samitin e Ambicies për Klimën, organizuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca me Kombet e Bashkuara në partneritet me Italinë dhe Kilin.
Pjesëmarrëse në këtë takim ishte edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.
“Kënaqësi që sot pata mundësinë si e ftuar për të ndjekur online punimet në Samitin e Ambicies për Klimën, organizuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca me Kombet e Bashkuara në partneritet me Italinë dhe Kilin.
Ky Samit me pjesëmarrjen e drejtuesëve të shteteve dhe qeverive më të fuqishme të botës është organizuar me rastin e 5 Vjetorit të Marrëveshjes së Parisit për kornizën e Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike.
Marrëveshja historike e Parisit mbi Ndryshimet Klimatike përcaktoi ngrohjen globale nën 2 °C duke vazhduar përpjekjet që deri në fund të shekullit të kufizihet në 1.5 ° C”, shkroi ajo.
Reshitaj, njëherit është edhe kryesuese e Këshillit për zhvillim të qëndrueshëm brenda parlamentit të Kosovës.
Kënaqësi që sot pata mundësinë si e ftuar për të ndjekur online punimet në Samitin e Ambicies për Klimën, organizuar …
Posted by Albena Reshitaj on Saturday, December 12, 2020
Hasani: Shqipëria do vazhdojë angazhimin në raport me ëndrrë...
Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka h...
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në komunën ...
Tesla zbulon një mënyrë më të lehtë për të karikuar automjet...
Të paktën 18 të vdekur dhe 4 zhdukur nga përmbytjet në Marok
Ambasada afgane në Londër do të mbyllet pas shkarkimit të di...