Rekomandohet suspendimi i dy policëve për rastin e ndodhur në ambientet e QKUK-së

11:14 | 10 Qershor 2021

Inspektorati Policor i Kosovë ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë në Prishtinë për rastin e arrestimit të personit dje në ambientet e QKUK-së.

“Rasti i referohet pamjeve të publikuara dje në medie të arrestimit të një të dyshuari për një rast të dhunës në familje i cili ishte dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe në rrethana akoma të pasqaruara kishte ikur nga aty.

Lidhur me këtë rast IPK ka rekomanduar suspendimin për dy zyrtarë policorë dhe të njëjtit janë duke u hetuar me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Rekomandimi për suspendim është bërë në interes të procedurës hetimore përderisa për të dyja rastet hetuesit e IPK-së do të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me prokurorin e shtetit drejt sqarimit të rrethanave dhe pretendimeve për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga policia”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara