Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në një emision televiziv ka thënë se në kohën kur ai ishte kryeministër, askush s’ka mundur të bllokojë rrugët.
“Reciprociteti për targa pjesë e marrëveshjeve të hershme. Prezenca jonë atje, pas implementimit, është gjysmake, besa edhe e turpshme, sepse po ofendohen policët tonë. Kosova është në të drejtën e vet” tha Haradinaj, shkruan arbresh.info.
Haradinaj ka sqaruar edhe dështimin e takimit me Kurtin.
“Ftesa për takim ka ardhur për ora 10:00, por unë kam pasur takim të paracaktuar me mjekë shqiptaro-amerikan. I kam tregu Kryeministrit, që ose të bëjmë më herët takimin ose pasi të kthehem nga takimi dhe zyrat tona janë dakorduar për takim në ora 9:00. Kam shkuar në kohën e caktuar. Protokolli i Kryeministrit më kanë pritur, janë sjellë mirë. Në vend të takimit më kanë lutur për kafe në korridor, por e kam refuzuar e në ora 9:01 jam larguar”, u shpreh ai.
Haradinaj akuzoi Kurtin për jo seriozitet.
“Unë nuk dua të jem pjesë e teatrit që po ndodh. Kurti nuk ka treguar seriozitet. Për atë po ndodh që policia po ec në këmbë mes kamionëve të bllokadës dhe po ofendohet. Policia janë bërë si të ishin robër lufte. Planin operativ më të mirë do e bënte policia, të njëjtit që më herët i ç ‘bllokonin të njëjtat rrugë”.
Ai ka thënë se aksioni në veri është bërë pa koordinim me aleatët tonë të besueshëm të sigurisë.
“Në kohën time, shikoni videot se si janë trajtuar ata që kanë bllokuar rrugët. Dhe si është trajtuar një rus, me makinë me targa të UNMIK-ut që prente lisa e tentonte të bllokojë rrugën. Hyrja e KFOR-it në ndërmjetësim të çlirojë policët tonë, është shenjë e keqe, është kthim i elementeve të rezolutës 1244” – ka thënë më tutje Haradinaj. /arbresh.info/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim