Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Elmi Reçica tha se brenda pak çastesh do të bëhet publike nëse AAK-ja dhe NISMA do të pajtohen për të arritur një koalicion parazgjedhor me PDK-në.
Reçica, duke mos dashur të japë më shumë detaje rreth diskutimeve të përfaqësuesve të PDK-së me ata të AAK-së dhe NISMA-së, për një koalicion të mundshëm parazgjedhor, i tha “Gazeta Blic” se një gjë e tillë do të dihet së shpejti
“Nuk mundem të deklarohem tash për tash për këtë çwshtje, por shumë shpejtë do të mirret vesh nëse ka diçka konkrete”, ka deklaraur ai, raporton GazetaBlic.com
Në anën tjetër, Muharrem Nitaj anëtar i Kryesisë së AAK-së mohoi se ka pasur takime deri para pak minutash ndërmjet përfaqësuesve të PDK-së dhe AAK-së e NISMA-s, por ai nuk ka përjashtuar mundësitë e një koalicioni parazgjedhor ndërmjet këtyre subjekteve.
Ndryshe, partitë politike mund t’i zyrtarizojnë koalicionet e tyre brenda më pak se një ore, pasi që KQZ-ja ka vendosur si afat të fundit orën 00:00 të kësaj date.
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s