Zëvendësministri i Ministrisë së Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani ka reaguar ndaj dorëheqjes së tetë pjestarëve serb pas presionit nga Serbia, transmeton “Zëri.info”.
Sipas tij presioni i Serbisë ndaj serbëve të Kosovës është i papranueshëm, pasi që komunitetit serb në Kosovë çdo ditë e më shumë po i rritet besimi në institucione.
Presioni i Serbisë ndaj serbëve të Kosovës është krejtësisht i papranueshëm.
Komuniteti serb në Kosovë po rrit çdo ditë e më shumë besimin në institucionet e sigurisë së Kosovës, përfshirë këtu edhe në FSK.
Ndërsa, Serbia po rrit presionin ndaj tyre, në mënyrë krejtësisht të padrejtë dhe vulgare.
FSK është shtëpi për të gjitha komunitetet. Aty edhe pjesëtarët serbë kanë karrrierë profesionale dhe të sigurt. /ZËRI
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit