Reagon Hoti: Shteti nuk është lojë, duhet t’i respektojmë vendimet e institucioneve të pavarura

15:50 | 21 Janar 2021

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka apeluar që të mos fyen institucionet e pavarura sepse shprehet se shteti nuk është lojë.

Reagimi i Hotit vjen pas deklaratave të mbrëmshme të zyrtarit të lartë të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se Valdete Daka po vepron kundër Albin Kurtit, shkruan Arbresh.info.

 

Reagimi i plotë i Hotit:

“Përmbahuni nga fyerjet ndaj institucioneve të pavarura. Nuk i takon politikës të vendos se a kanë apo jo të drejtë ato institucione në vendimet që marrin. Ne kemi për obligim të respektojmë vendimet e tyre.

Ne, po ashtu, mundemi që nesër të krijojmë bazën ligjore dhe Kushtetuese, në Kuvendin e Republikës, për të avancuar vendimmarrjen e këtyre institucioneve sipas standardeve me te larta evropiane.

Por, sot dhe çdo herë, u nënshtrohemi vendimeve të tyre. Ndryshe nuk ndërtohet shteti. Shteti nuk është lojë”.

Ndryshe, Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka thënë se akuzat e partive politike në adresë të institucionit që drejton dhe vetë saj janë ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e pavarur me qëllim të pamundësimit të zbatimit të Kushtetutës dhe Ligjeve në fuqi.

Kjo konferncë e Dakës vjen pas deklaratave të mbrëmshme të zyrtarit të lartë të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se Valdete Daka po vepron kundër Albin Kurtit.

“Personi i cili ne KQZ po ndikon qe edhe kërkesa me qene sugjestive dhe kundër Albin Kurtit është Valdete Daka. Ata kurgjo nuk po zbatojnë (KQZ), po dojne eliminim politik”, ka thënë Konjufca ne Rtv Dukagjini.

Daka tutje ka deklaruar se çdokush që ka ankesa mund t’iu drejohet organeve kompetente.

Daka: Kërcënimet ndaj meje janë të pa precedent, po i përjeton keq edhe familja ime

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara