Ylli kosovar, Granit Xhaka, ka reaguar për sulmin ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë, duke thënë se ka mbetur pa fjalë dhe i shokuar.
“Jam pa fjalë, i shokuar, nuk mundem ta besoj, më besoni, nuk kam arritur ta shoh deri në fund videon, aq shumë dhimbje dhe trishtim kam në shpirt”, ka shkruar Xhaka në Instagram.
Xhaka tha se është edhe më tragjike fakti që pesë infermiere të tjera e shikojnë, qeshin dhe filmojnë teksa ndodh dhuna.
“A kanë vetë këta prind, gjyshe e gjyshër, vëllezër e motra. TURP TURP TURP. Këta nuk janë shqiptarë që unë njoh e përfaqësoj”, u shpreh kapiteni i Arsenalit.
“Gjithmonë jam krenar për vendin dhe origjinën time, por sot jam ndje keq si kurrë më parë. Këta mostra nuk përfaqësojnë vendin tonë”, shkroi ylli i skuadrës së Arsenalit.
Tutje Xhaka i bëri thirrje Drejtësisë që të kumtojnë dënimin maksimal për infermieret e përfshira.
“Jam gjithmonë krenar për mikpritjen, traditën dhe kulturën që e kemi. E sidomos kujdesin që e kemi për prindërit dhe gjyshërit, kjo është me u marr shembull nga çdo komb, por kjo e sotmja na ka ulur kokën të gjithëve. Për këto e shumë të tjera jam krenar, por më vjen turp dhe nuk dua ta di ca janë këto 5 mostra, unë dua vetëm që drejtësia të veprojë me shpejtësi ndaj këtyre rasteve dhe të japin dënimin maksimal. Dënimin e popullit dhe shoqërisë ata e marrin gjithmonë, tani e ka drejtësia në dorë”.
“Familjarët e këtyre infermierëve që dhunojnë i kanë tashmë shumë borxhe kësaj gjysheje. T’iu vije turp çfarë edukate iu kanë dhënë fëmijëve. Kanë nxjerr në jetë mostra e jo fëmijë që t’i shërbejë shoqërisë sonë”.
Xhaka bëri thirrje që t’i jepet fund rasteve që na bëjnë të mos jemi krenar nga vijmë.
“Kjo nuk është tradita dhe kultura që ne kemi. Ofroj çdo ndihmë dhe mbështetje nëse është nevoja”.
Stuhitë vazhdojnë të godasin Italinë jugore, shkaktojnë kaos...
Netanyahu pranon të bashkohet me `bordin e paqes` të Trump
“Ka qëndruar afër një djali që më ka pëlqyer”, Elijona e aca...
Cili është komuniteti më i diskriminuar në kontinent? BE me ...
Pacolli për Rugovën: Madhështia e tij qëndronte në thjeshtës...
Valon Berisha do t’i bashkohet gjigantit boshnjak