Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë, ku një fëmijë rreth një vjeç e gjysmë ka humbur jetën pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal të qytetit.
Prindërit e tij pretendojnë se mjekët nuk kanë treguar kujdesin e duhur gjatë trajtimit, shkruan Arbresh.info.
Lidhur me ngjarjen, ka reaguar edhe babai i fëmijës, i cili në një postim në Facebook ka ndarë dhimbjen.
“Luari, babit shpirtin ma ki kput. Se kom prit kurr me ndodh ky lajm i keq, po Zoti të paska dashtë për veti. Ishalla n’paqe djali jem…”
Familja ka bërë të ditur se varrimi i vogëlushit Luar Gashi do të mbahet nesër në orën 13:00./Arbresh.info/


Vjosa Osmani në LDK? Zemaj: Ka hapësirë për të gjithë
Arrestohen e më pas lirohen dy punonjës të Postës së Serbisë...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri rrit fondet pas protestës ...
NASA publikon fotografi nga Artemis II: Përshëndetje, Hënë!
Shtëpia e Bardhë mohon planet për sulm bërthamor ndaj Iranit
Mbi 1,000 ankesa të pranuara nga AIP gjatë vitit 2025