Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar ashpër ndaj ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Komentet e ambasadorit lidhur me seancën e mocionit të mosbesimit, Cramon i ka quajtur të papërgjegjshme dhe të pabesueshme, transmeton portali arbresh.info.
“Një qëllim i vet i ShBA-ve në #Kosovo me një dimension historik. Si mund të jesh i kënaqur ti, një ambasador të shohësh një qeveri funksionale të bie në kohë pandemie të koronës? E pabesueshme. Papërgjegjshme. Ndiej tmerrësisht keqardhje për qytetarët e #Kosovës. Ata nuk e meritojnë këtë”, shkruan deputetja gjermane.

Kujtojmë se Kosnett shprehu mbështetjen për mbajtjen e seancës, duke thënë se Kushtetuta duhet të respektohet.
“I kënaqur që Kuvendi do të zhvillojë një seancë për votimin e mosbesimit nesër. Siç i thashë sot kryeministrit, është e rëndësishme që Kuvendi dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutën”, shkruan Kosnett.
Ndryshe seanca do të mbahet nesër (e mërkurë) me fillim nga ora 11:00./arbresh.info/
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Dënimet me vdekje në SHBA, Administrata Trump: Edhe me pushk...
Kurti deklarohet pas ofertës për PDK-në e LDK-në për preside...
Mustafa i përgjigjet VV-së: Propozojini me PDK-në tre emra p...
PDK refuzon ofertën e VV-së, Hamza: Manovër politike
Haradinaj: Kërkesa e LVV-së për opozitën rreth presidentit ë...