Google ADS

Rasti i ngacmimit seksual ndaj Mrika Nikqit, personi i arrestuar, dhe deklarata e prokurorisë

09:15 | 1 Tetor 2022

Alpinistja Mrika Nikqi ka njoftuar të premten në mbrëmje se tri ditë më parë ka qenë viktimë e një sulmi seksual derisa po ecte në një rrugë në qendër të Pejës.

Nikqi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se “me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B, anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës”.

“Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt”, ka shkruar Nikqi.

Më tej ajo shkruan “në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo familjarë i juaji”.

“Unë dhe familja u jemi mirënjohës organeve kompetente dhe qytetarëve të cilët me angazhimin e koordinuar, dhe shumë shpejtë, mundësuan identifikimin dhe arrestimin e sulmuesit i i cili ka lënë një vragë të shëmtuar në jetën time”, ka shkruar Nikqi.

Ndërsa Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka arrestuar të dyshuarin, ndaj të cilit është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh.

Mësohet se personi që e sulmoi seksualisht alpinisten Nikqi, është 25 vjeçari, Flori Beqiraj.

Drejtoria Rajonale e Policisё në Pejё ka njoftuar se “me datën 27.09.2022, rreth orës 21:30, ёshtё paraqitur viktima femër kosovare, e cila informon se deri sa ka qenë duke ecur nё rrugën ‘Wesli Clark’ nё Pejё, njё person i panjohur pёr viktimën e ka kapur nga pas dhe e ka mbajtur pa dёshiren e saj, duke e prekur në pjesë tё ndryshme tё trupit”.

“Viktima ka arritur qё tё largohet nga i dyshuari dhe e njëjta ka ardhur nё Stacionin Policor nё Pejё, e cila deklaron pёr ngjarjen si mё lartё. Policia menjёherё ka marrё tё gjitha masat e nevojshme pёr zbardhjen e kёtij rasti, dhe pas një pune intensive operativo-hetimore, nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, sot me datë 30.09.2022, ёshtё identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar F.B. i lindur me 1997”.

Sipas Policisë së Kosovës, për tё gjitha kёto veprime ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, ndёrsa i dyshuari pas intervistimit tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale