Rastet ‘Stenta’, ‘Siguria’, dhe ‘Ferronikeli’, duhen të përfundojnë që të lëvizim të lirë

12:01 | 28 Mars 2018

Sot është bërë publikimi  i raportit  për gjetjen e montorimit të rasteve gjyqësore të shënjestruar  për liberalizimin e vizave, raporton abresh.info.

Ky raport është publikuar nga BIRN dhe Interneë Kosova.

Në këtë publikim të raportoit ishin kryerprokuroi i shtetit , Aleksandër Lumes, Kryetari i Gjykatës Supreme Enver Peci, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, prokuror, koordinatori i KPK-së për rastetet e shënjestruara, Hasan Shala, kryetari i Gjykatës së Apelit, Afërdita Bytqyi, kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë, raporton arbresh.info.

Ndërsa Labinot Leposhtica monitorues  dhe bashke hartues i këtij  raprortit ka thënë se janë 39 raste të shënjestruara, ndërsa ka vërë fokusin në 19 raste, në Gjykatën Themelore në të cilën janë 15 nga këto lëndë.

“ Ka mospërputhje mes të dhënave të Këshillit Prokurial dhe Këshillit Gjyqësor. KGJK rezulton që deri tash në shkallën e parë janë 5 lëndë, ndërsa me vendim të formës së prerë janë 6-të. Ndërsa në KPK janë 8 lëndë të formës së prerë dhe 4 lëndë në shkallën e parë’, tha Leposhtica.

Nga këto 19 lëndë numrin më të madh të rasteve të shenjës truara e ka Gjykata Themelore e Prishtinës, Mitrovica me 2 raste, ndërsa në Prizren dhe Ferizaj (dega në  Kaçanik) me nga 1 lëndë.

Ndërsa Leposhtica ka përmendur edhe rastet më të njohura.

Tri nga 19 lëndët e llastuara në raport janë lëndët që i njihen si : ‘ Ferroikeli’, ‘Stenda’ dhe ‘Siguria’ “, tha ai.

Po ashtu në rastin ‘Stenta’ janë të akuzuar 59 persona fizik dhe 4 juridik. Te kjo lëndë ka kaluar 646 ditë që nga koha kur është ngritur akuza dhe ende nuk ka nisur shqyrtimi gjyqësor.

Kurse rasti më i njohur sipas Laposhticës është ‘Ferronikeli’.

“Ferronikeli’ është rasti më i njohur , ku është i akuzuar ish-krytari i Lipjanit, Shukri Buja, kanë kaluar 129 ditë dhe ende nuk është përcaktuar seanca e shqyrtimit gjyqësor. Ndërsa kanë kaluar 884 ditë që nga koha kur ka nisur shqyrtimi i këtij rastit”, tha ai.

Po ashtu Leposhtica përmendi edhe rastin ku akuzohen drejtori i KEK-ut, kreu i OPSH-së, dhe ish kryetari i Skenderajt.

 “Po ashtu te rasti ‘Siguria’, është i akuzuar drejtori i KEK-ut, Arben Gjuka, ish kreu i OSHP-së, Hysni Hoxha dhe ish kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku. Ndërsa të akuzuarit akuzohen për tenderin me vlerë rreth 6 milion euro”, tha ai./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara