Komuna e Skenderajt ka konfirmuar edhe për tri raste të reja me koronavirus. Kryetari Bekim Jashari ka bërë të ditur se IKSHP ka njoftuar edhe për tri raste pozitive me Covid-19 në këtë komunë.
“Pas marrjes së informatës nga IKSHP, kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe tani rastet futen në vetë izolim. Kujdesi dhe mbajtja e higjienës personale vazhdon. Pa panik, mbani distancën dhe zbatoni masat parandaluese”, ka shkruar Jashari në profilin e vet “Facebook”.
Ndryshe, Skenderaj, qe nga 13 marsi kur u regjistruan rastet e para në Kosovë, e deri më tash, ka gjithsej 26 persona të prekur me COVID-19./epokaere/
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...