Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka folur për situatën me Covid-19.
Tha se numri i rasteve aktive u trefishua muajt e fundit duke e vështirësuar ofrimin e shërbimeve në kujdesin parësor shëndetësor.
“Në muajin janar kishim rreth një mijë raste aktive dhe në shkurt ishte një mundësi më e madhe e menaxhimit edhe të rasteve me Covid-19 por edhe ofrimit të shërbimeve të tjera të cilat ofrohen në kujdesin parësor shëndetësor”, tha Gashi për RTV21.
“Mirëpo tani dy muaj, afërsisht tre muaj pas kemi shifra rekorde ndoshta. Rreth 3500 raste aktive në kryeqytet. Brenda dy muajve kemi arritur që të trefishojmë numrin e rasteve aktive në kryeqytet”, shton ai.
“Kjo është një rritje e propabilitetit dhe mundësisë më të madhe për të shpërndarë Covid-19 sepse sa më i madh të jetë numri i rasteve aktive aq më e madhe do të jetë mundësia për shpërndarjen e tyre dhe aq më i vështirë do të jetë menaxhimi i situatës në kryeqytet”, theksoi ai.
Gashi ka bërë të ditur se nga kjo e hënë në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë do të punohet me orar 12 orësh.
“Nuk do të punohet në dy ndërrime mirëpo do të punohet në një ndërrim 12 orësh. Asnjë qytetarë nuk do të mbetet pa shërbime”, tha Gashi.
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun