Rashit Qalaj do të dëshmojë në Hagë si dëshmitarë

11:06 | 14 Janar 2022

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj sot do të dëshmojë në Hagë si dëshmitarë.

Qalaj, do të dëshmojë në rastin e Haradinajt dhe Gucatit, dëshmia e tij do të jepet pasi që në kohën e rrjedhjes së dokumenteve ai ka qenë Drejtor i Policisë së Kosovës.

Ndryshe, për të katërtën ditë radhazi, ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka dëshmuar në Dhomat e Specializuara në Hagë ai të premten edhe ka përfunduar dëshminë e tij.

Mbrojtja e pyeti të qartësojë qëndrimin e tij karshi Gjykatës Speciale dhe ZPS-së, kurse Haradinaj u përgjigj se “kundërshtimin e kemi vetëm ndaj qasjes që ka prokuroria, jo ndaj gjykatës, gjykatën e kuptoj si të rregullt dhe legjitime”.

Avokati Toby Cadman ka pyetur nëse po hetohen nga ZPS-ja kryesit e këtyre masakrave.

“S’kam dijeni, kam bindjen se ende nuk janë duke u hetuar”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se veprat për të cilat akuzohet tash, i ka bërë vetëm për transparencë dhe interes publik. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara