Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka deklaruar se është skeptik për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, pasi fajtor për këtë e sheh Serbinë.
Ai, në një konferencë për media, ka deklaruar se nuk janë rrethanat sipas tij për këtë proces, duke thënë se pala negociatore e Serbisë në dialog është duke u munduar që këtë gjë mos ta lejojë.
“Unë besoj në demokraci dhe kam dëshirë që të gjithë banorët serbë të veriut të marrinë pjesë në zgjedhje. Nuk e shoh që në këto momente është e mundshme mbajtja e zgjedhjeve. Përkundrazi, unë e shoh se nga aspekti i pushtetit në Beograd ose kryenegociatorët e dialogut ose negociatorët, nuk e kanë për qëllim përshpejtimin e mbajtjes së zgjedhjeve, qoftë rrethanave politike, qoftë një motivi që na sjellë marrëveshjen përfundimtare”.
“Sa do që munden ta shtyjnë procesin, do ta shtyjnë dhe në këtë moment nuk e shoh një vullnet pozitiv as nga qytetarët në veri. Ky është fakt i keq, ndoshta por është fakt. Në këtë moment jam skeptik për mbajtjen e zgjedhjeve në veri”, ka thënë Rashiq./eo
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...